Cana: Nëse Kurti nuk arrin ta bëjë Qeverinë, është fundi i tij politik

Cana: Nëse Kurti nuk arrin ta bëjë Qeverinë, është fundi i tij politik

Ish-diplomati Edon Cana, ka komentuar për themelimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku ka vlerësuar se Albin Kurti në këto zgjedhje hyri pa plan bindës, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç u shpreh madje ai, deri në themelim të institucioneve mund të ketë vonesa, megjithatë nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë këtë herë qeverinë, për të do jetë fundi politik.

”Opozita do të ketë probleme gjatë rrugës, do të ketë vonesa. Mendoj që nëse ai nuk arrin ta bëjë qeverinë, unë mendoj që ky është fundi i tij politik”, tha ai në Rubikon.

”Për atë arsye do të ketë zhagitje, po unë mendoj që ky do të jetë fundi i tij politik”.

Ndër tjera, Cana u shpreh madje se Albin Kurti si pretendent edhe për një mandat të ri qeverisës, nuk është e sigurt plotësisht që i ka edhe numrat e minoriteteve.

”Mos ta marrim si të mirëqenë, që kryeministri aktual, i ka numrat edhe të minoriteteve”.

”Nëse shikojmë matematikisht, opozita ka mundësi ta themelojë qeverinë, besoj se do ta themelojë qeverinë edhe besoj që edhe konteksti global e favorizon duke marrë parasysh që kryeministri aktual nga njëri prej presidentëve më të rrezikshëm që ka pasur Amerika që 40 vite, trajtohet si njeri i pabesë me të cilin s’do të bashkëpunojë dhe të cilin e kanë klasifikuar si njëfarë personi non-grata”.

Related Articles