Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027, raporton Gazeta “Enigma”.
Vendimi përfundimtar pritet të merret më 16 dhjetor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive në Sports Show në Klan Kosova, shfaqi hezitimin e tij lidhur me këtë projekt, por, tha se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, janë të mira.
“Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana.
Tutje Cana ka deklaruar se Duka nuk e di se si kosovarët e kanë përjetuar historinë në ish-jugosllavi.
“Qysh është përjetuar sporti në ish-Jugosllavi, si është përdorur sporti në ish-Jugosllavi”, tha Cana.