Opinionisti Blerim Canaj ka deklaruar se reagimi i Ambasadës Amerikane që thotë se veprimet e LVV kanë ndikim negativisht në marrëdhëniet me SHBA-të, është qëndrim dhe mesazh i Shtëpisë së Bardhë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Ky është qëndrim shtetëror para se të gjithash, asnjë ambasadë nuk e lëshon një tweet pa e pyetur ministrinë e vet, a është qiky qëndrimi ynë”, tha Canaj në Rubikon.
Tutje ai ka theksuar se “detyrë e Ambasadës është me alarmu Qeverinë e Kosovës, jo qytetarin e Kosovës”. /Gazeta Enigma/