Gazeta spanjolle Marca beson se Barcelona do të nënshkruajë me Joao Cancelo nga Manchester City këtë javë, në një marrëveshje që do ta shohë atë të largohet fillimisht në huazim.
“Joao Cancelo do të bëhet lojtar i Barcelonës këtë javë”, raporton gazeta.
Klubi katalanas dhe Manchester City po negociojnë një huazim gjatë sezonit për mbrojtësin e krahut me një opsion për të blerë për një shumë që aktualisht po diskutohet.
Xavi ka aprovuar nënshkrimin e lojtarit portugez. Blaugranët folën me Jorge Mendes, përfaqësuesin e Cancelos, dhe i treguan atij për qëllimet e Barcelonës me mbrojtësin. Tani agjenti është duke negociuar largimin e Cancelo me klubin anglez. Të gjitha palët janë shumë optimiste se marrëveshja do të përfundojë këtë javë.