Jemi mësuar që ta shohim Capital T në formë të mirë fizike, ndërsa me raste ai nuk heziton të vë në plan të parë trupin muskulor.
Porse për të arritur një ndërtim të tillë, reperi është mjaft i përkushtuar në seancat e ushtrimeve që i bën në palestër.
Gjatë të mërkurës, ai e ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke ushtruar.
“Një fakt për mua! Sado i zënë e pa gjumë, plus rrugëve, asnjëherë nuk mungoj në një seancë ushtrimesh”, ka shkruar Kapo në Instagram.
Ndryshe, Capital T ndodhet në Sarandë, ndërkohë që vazhdon me koncertet në kuadër të ‘Skulptour’.