Rreth 950 mijë dollarë amerikanë janë dhuruar në një faqe “GoFundMe” në mbështetje të kalimtarit që i rrëmbeu armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave në plazhin Bondi të Sydneyt.
“Pasi pamë veprimet e jashtëzakonshme të heroit që ndihmo në çarmatosjen e njërit prej sulmuesve gjatë tragjedisë në Bondi, një akt që parandaloi humbjen e shumë jetëve të tjera, ndihemi të detyruar të veprojmë”, thanë organizatorët e mbledhjes së fondeve në një deklaratë në rrjete sociale, shkruan CNN.
Gjatë së hënës, kalimtari u identifikua si Ahme dal Ahmed, prindërit refugjatë të të cilit sapo kishin mbërritur nga Siria, sipas zyrtarëve dhe mediave australiane.
Organizatorët e mbledhjes së fondeve thanë se fushata u nis për të “nderuar këtë hero absolut dhe për të ndihmuar në mbështetjen e tij gjatë rimëkëmbjes”.
