Iker Casillas padyshim që është njëri nga portierët më të mirë që e ka njohur bota e futbollit.
Legjenda spanjolle ka fituar krejt titujt e mundshëm me Real Madridin, derisa tani e disa vite ndodhet në pension.
Në një prononcim të shkurtër për faqen ‘433’, Casillas ka zgjedhur pesë portierët më në formë në botë.
41-vjeçari është i mendimit se Thibaut Courtois i Real Madridit është portieri më i mirë në botë, teksa pas tij e vlerëson brazilianin Ederson Moares të Manchester Cityt.
Në vendin e tretë legjenda spanjolle e vendos portierin slloven të Atletico Madrid, Jan Oblak.
Ndërkohë në pozitat katër dhe pesë ka vend për dy gjermanët Marc-Andre Ter Stegen dhe Manuel Neuer.
Casillas në këtë listë nuk ka përmendur emra si Gianluiggi Donnarumma (PSG), Alisson Becker (Liverpooli) dhe David de Gea(Man Utd).