Tekniku i bardhebluve, Orges Shehi, do të jetë në krye të Tiranës dhe për sezonin e ardhshëm.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Shehi e kishte konfirmuar prej kohësh se donte të vazhdonte me skuadrën dhe në sezonin e ardhshëm dhe mesa duket kështu do të jetë.
Deklarata e plotë:
Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm.