”Çdo marrëveshje tjetër përveç asaj me njohje reciproke, prodhon një ‘status-quo’ të re”

”Çdo marrëveshje tjetër përveç asaj me njohje reciproke, prodhon një ‘status-quo’ të re”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka thënë se çdo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duhet të ketë qartësi në mënyrë që të krijohet stabilitet i qëndrueshëm.

Ajo përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facbeook, ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë, me njohjen reciproke në qendër është e mundur.

“Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë duket se ka rilindur Evropën gjeopolitike. Në këtë kontekst, një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila do të ç’bllokonte anëtarësimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike është e mundur, nëse tregojmë mençuri dhe maturi. Gjithçka tjetër prodhon një status quo të re.” – shkroi Çitaku ndër të tjera.

Related Articles