Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit, UEFAS, Aleksander Ceferin ka dhënë komentin e tij në lidhje me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Benzema po kalon në një sezon fenomenal te ‘Mbretërit’ këtë sezon.
Në 43 paraqitje sa ka pasur me Reali gjatë këtij stinori ai ka shënuar 43 gola dhe regjistruar 14 asistime.
Në mesin e këtyre golave, ai i ka shënuar tri ndaj PSG dhe Manchester City dhe katër ndaj gjigantit tjetër anglez Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Forma e mirë e francezit nuk ka ikur pa u vënë re nga presidenti i UEFA-s, Ceferin.
Në një intervistë për ‘AS’ ai e tha se Benzema është lojtari më i nënvlerësuar në historinë e futbollit.
Për mua, një nga lojtarët më të nënvlerësuar në histori është Benzema. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Ceferin.
Është e mahnitshme se si ky futbollist mund të shënojë gola. Gjen një mënyrë edhe kur duket e pamundur të shënosh. Ai është një lojtar mbresëlënës”, vazhdoi ai.
Kjo formë fenomenale e sulmuesit francez ka bërë që ai të jetë një nga pretendentët kryesor për të fituar çmimin më prestigjioz individual Topin e Artë.