Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Stamboll ku po merr pjesë në hedhjen e shortit të Conferece Leagu, ka takuar sot numri një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Gjatë bisedës, Ceferin ka treguar edhe njëherë gatishmëri për ta ndihmuar futbollin kosovar me projekte të ndryshme.
“Mora përgëzimet e tij për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka shkruar Ademi ndër të tjera në Facebook.