Çeku akuzon Komunën e Prishtinës: Qëllimshëm po lidh kontrata të kundërligjshme

Çeku akuzon Komunën e Prishtinës: Qëllimshëm po lidh kontrata të kundërligjshme

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, të mërkurën ka thënë se Komuna e Prishtinës qëllimisht po lidh kontrata të kundërligjshme.

Teksa e arsyetoi këtë pretendim ai ka përmendur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, rrugën “Rexhep Luci”, “Ishullin Urban” dhe projektin në rrugën “Agim Ramadani”.

“Të gjitha këto kontrata janë të lidhura kundërligjshëm, duke mos i respektuar procedurat e nevojshme për pajisje me leje dhe pëlqime të nevojshme. Të gjitha këto investime realizohen brenda zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe ligji kërkon që para se të shpallen procedurat e të lidhen kontratat, duhet të pajisen me pëlqime përkatëse nga autoritetet përkatëse”, ka thënë ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka thënë se Ministria dyshon dhe është e bindur që ka parregullsi të theksuar në lidhjen e kontratave.

“Deri tash janë shkaktuar disa milionë euro dëm nga buxheti i Komunës si rezultat i këtyre kontratave të kundërligjshme dhe ne pretendojmë se komuna e bën këtë veprim qëllimshëm, me paramendim dhe për këtë arsye i jemi drejtuar prokurorisë dhe policisë”, ka thënë ai.

Related Articles