Ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, u shpreh i bindur se “asnjëherë më parë” nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë.
“Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, shkroi Çeku.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku tregoi projektet që janë të përfunduara dhe në realizim:
Të përfunduar dhe në realizim:
🔹️ Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
🔸️ Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë
🔸️ Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë
🔹️ Stadiumi i qytetit, Shtime
🔸️ Stadiumi i qytetit, Gjakovë
🔸️ Stadiumi i Gjilanit
🔹️ Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë
🔹️ Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan
Në procedurë:
🔸️ Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë
🔹️ Stadiumi i qytetit, Ferizaj
🔸️ Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren
🔹️ Stadiumi i qytetit, Rahovec
🔸️ Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri
🔹️ Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
🔸️ Stadiumi i qytetit, Suharekë
🔹️ Stadiumi i qytetit, Han i Elezit
🔸️ Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë