Çeku: Prishtina s’ka drejtim të qartë, unë ofroj vizion e veprime që nga dita e parë e qeverisjes

Çeku: Prishtina s’ka drejtim të qartë, unë ofroj vizion e veprime që nga dita e parë e qeverisjes

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se kryeqyteti aktualisht nuk ka një drejtim të qartë zhvillimi, ndërsa ai ofron një qeverisje me vizion dhe plan konkret për të ardhmen e Prishtinës.

“Unë ofroj një qeverisje e cila e ka vizionin, por edhe planin konkret të masave dhe veprave për të cilat duhet të angazhohem që ta arrijmë vizionin tonë të përbashkët për Prishtinën. Sot Prishtina nuk e ka një drejtim të qartë se nga duhet të shkojmë, cila është e ardhmja jonë, si duhet të jetë Prishtina pas 10 viteve. Prandaj kjo është ajo që po ofroj – një vizion me masa, veprime, projekte e kontakte që do të ndërmerren që nga dita e parë e qeverisjes”, ka deklaruar Çeku në Debat Plus.

Ai theksoi se përvoja e tij në qeverisjen qendrore dhe rezultatet e arritura deri më tani e bëjnë një kandidat serioz për të çuar Prishtinën përpara.

“Unë do të angazhohem me i zgjidh problemet e Prishtinës me themel. Ne kemi nevojë sado bazike e banale që mund të tingëllojë ta përfundojmë njëherë e përgjithmonë, rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, ta përfundojmë sistemi ujësjellësit, dhe të mbërrijmë një sistem të menaxhimit të mbeturinave dhe pastërtisë  në Prishtinë, pra elementare”, ka deklaruar ai.

Related Articles