Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, dorëzoi listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Ai theksoi se lista përfaqëson punëtorët, të rinjtë, gratë dhe profesionistët, me 48% të përbërë nga gra – përfshirë një grua bartëse dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.
Çeku tha se përfshirja e grave është thelbësore për vizionin politik të subjektit dhe e cilësoi listën si “të fitores së përbashkët”.
“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”, deklaroi ai.