Çeku: Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit

Çeku: Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku ka treguar gjendjen aktuale të punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Çeku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është punuar me intensitet të lartë dhe se punimet janë drejt përfundimit, shkruan Gazeta Enigma.

“Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë”, ka shkruar Çeku

Ministri ka publikuar disa fotografi gjatë punimeve dhe theksoi se mirëmbajtja e stadiumit do të bëhet me paisje të veçanta.

Postimi i plotë:

Related Articles