Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova është drejt përfundimit, shkruan Enigma.
Përmes një shkrimi në Facebook ku edhe ia ka bashkangjitur disa fotografi, Çeku tha se ky restaurim po punohet me profesionalizëm dhe përkushtim.
“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mire”, tha Çeku.