Gjenerali Agim Çeku, në edicionin e sontëm të Rubikonit ka folur rreth sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në këtë sulm nga grupi terrorist serb u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në operacionin Anti-terror të policisë së Kosovës u vranë tre sulmues.
Sipas ish-ministrit të Forcës së Sigurisë, tha se serbët nuk kanë llogaritur në një reagim të shpejt të forcave tona.
“Ideja e tyre mendoj se ka qenë, të bllokohet rruga, rruga të jetë e lirë për ardhjen e forcave të tjera. Unë mendoj që ato 25 makina të tjera kanë ardhur më vonë, pas vendosjes së barrikadës”, tha Çeku.