Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s

Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka ndarë pamje të reja nga punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Çeku tha se stadiumi do të përmbushë të gjitha standardet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.

“Ky stadium do të plotësojë të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha ministri.

Ai ka shtuar po ashtu se investimet janë pjesë e planit pesëvjeçar për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.

“Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, u shpreh Çeku.

Related Articles