Çeku thotë se Përparim Rama po i ikë debatit me të: Ai duhet ta marrë ndëshkimin e meriturar

Çeku thotë se Përparim Rama po i ikë debatit me të: Ai duhet ta marrë ndëshkimin e meriturar

Kandidati i LVV-së për Kryetar tè Prishtinës, Hajrullah Çeku ka akuzuar kryetarin aktual, Përparim Ramën se po i ik debatit, raporton Gazeta Enigma.

“Kryetari Rama po i ikë debatit. Nuk po pranon as ballafaqim vetëm me mua, as bashkë me kandidatët e tjerë”.

“Pas ftesës nga Jeta Xharra për debat sot mes kandidatëve dhe konfirmimit nga të gjithë, kuptuam që Kryetari Rama i ka ndërruar fjalët. Në mungesë të tij, debati i sotëm nuk po mbahet. Kjo është hera e dytë, pasi njëjtë kishte vepruar edhe për ftesën nga Kanal 10”.

Për këtë ikje, Rama sipas tij duhet ta marrë përgjigjen e merituar. “Kjo ikje nga përgjegjësia publike duhet të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët e Prishtinës”. / Gazeta Enigma.

Related Articles