Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për vizitën në Spanjë të Kryeministrit, Albin Kurti, ku mori pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste
“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë. Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetërorë e partiakë nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën”.
Çeku po ashtu tregoi edhe për takimet që kryeministri Kurti pati atje.
“Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq”.
Postimi: