Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku, është deklaruar para nisjes së vazhdimit të seancë konstituive.
Ai la të kuptohet se Albulena Haxhiu, do të jetë sërish e propozuar nga VV-ja për kryetare të Kuvendit.
Çeku theksoi se i kanë po ato vota sikur edhe të para dy ditëve.
“Kandidaten ne e kemi propozuar. Tash duhet të presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme dhe të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Ne votat tona siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot. Duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre. Ne për kandidaten tonë i kemi votat tona”, tha Çeku para mediave.