Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje të tjera lidhur me procesin zgjedhor që u zhvillua atje dhe me procesin e numërimit të votave.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se sot vendosën vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.
“Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërritura nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”, ka thënë Celibashi.