Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, dha shifrat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave për kandidatët në rang kombëtar.
“Janë vetëm 2 KZAZ ku akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave, nr.36 dhe 40. Në total janë 22 qendra votimi për të dyja KZAZ-të për të cilat ne akoma nuk kemi rezultatet.
Ndërkohë, janë 91 KZAZ ku ka përfunduar procesi i vlerësimit të votave, janë 22 ku ka përfunduar vlerësimi për kandidatët e listës së hapur dhe janë në qarkun Shkodër 2 KZAZ, Kukës 2 KZAZ, Berat 2 KZAZ, Dibër 2 KZAZ, Korçë 2 KZAZ, Gjirokastër 6 KZAZ, Vlorë 4 KZAZ dhe Tirana me 2 KZAZ.
Në 81 KZAZ është duke përfunduar edhe procesi për vlerësimin e votave për kandidatët në listën shumëemërore. Ky proces nuk ka filluar akoma në 7 KZAZ, janë 3 në qarkun e Durrësit dhe në 4 KZAZ të qarkut Tiranë për numërimin e votave për kandidatët në listë të hapur”, deklaroi kreu i KQZ-së.