Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila u mbajt në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të tjerë institucionalë, drejtues të Bibliotekës Kombëtare, si dhe njerëz të tjerë të artit e të kulturës.
Kurti në fjalën e tij e quajti Bibliotekën Kombëtare si monument të fjalës së shkruar dhe dëshmi e gjallë e integritetit shqiptar./Gazeta Enigma/