Mediat shtetërore iraniane raportojnë se sot do të mbahet në Teheran një ceremoni mortore për Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Khamenei u vra kur filluan sulmet SHBA-Izrael të shtunën. Ceremonia raportohet të fillojë në orën 18:30 GMT dhe do të zgjasë tre ditë para procesionit të varrimit, sipas mediave shtetërore.
Gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë iranianë, raporton se djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, është shfaqur si kandidati kryesor për t’u bërë udhëheqësi i ri suprem dhe vendimi mund të merret që këtë mëngjes,
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se çdo pasardhës që vazhdon “planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara” dhe “për të shtypur popullin iranian” do të jetë një “objektiv i qartë për eliminim”.
