Avokati Artan Çerkini ka deklaruar se është e pashpjegueshme se si Gjykata Speciale ka një organ mbikëqyrës, raporton Gazeta “Enigma”.
“Është nonsens i llojit të vet, edhe sistemet më të avancuara juridike kanë mbikëqyrje, siç është Holanda. Edhe ata e kanë një Këshill Gjyqësor. Është një mekanizëm Sui Generis, është dashur që këto të mendohen kur është aprovuar ligji”, tha Çerkini në “DPT te Fidani”.
Tutje ai ka thksuar se edhe sistemi gjyqësor i Kosovës ka organin mbikqyrës që është Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Kjo vërtet në aspektin juridik është e pashpjegueshme. Në sistemin gjyqësor të Kosovës ekzistojnë gjykatat e niveleve të ndryshme, prej Gjykatës Themelore deri tek Gjykata Supreme, por ato e kanë një organ mbikëqyrës që quhet Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ne e dim që nuk interferon në gjykime por megjithatë është organ mbikëqyrës”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/