Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik të Elbasanit, me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari.
Përmes një njoftimi, Policia e Shqipërisë, bën të ditur se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, ku një kamion përplasi 70-vjeçarin këmbësor.
Me drejtuesit e kamionit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
