Çertifikata për prona nga sot mund të shkarkohet online

Çertifikata për prona nga sot mund të shkarkohet online

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka bërë të ditur se është digjitalizuar edhe një shërbim tjetër në Prishtinë.

Bëhet fjalë për digjitalizimin e shkarkimit të çertifikatës për prona.

“Edhe një shërbim tjetër i digjitalizuar në Komuna e Prishtinës: Fleta poseduese! Paguani online dhe shkarkoni çertifikatën për një ose më shumë prona të paluajtshme direkt në e-Kosova. Mos pritni në rend, nxirrni fletën poseduese online. Shërbimet e tjera, në proces e sipër”, thuhet në njoftimin e saj.

Related Articles