Gjatë ditës së sontme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Mirëpo pas certifikimit të rezultateve ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh se nuk do të japë dorëheqje.
Kur nuk pranon debat e as propozime, ndodh kjo!
E bënë vetë ligjin për qeverinë, u mburrën me të, nuk pranuan as komentet e as amendamentet. Tani vetë nuk duan ta zbatojnë!
Në fakt, siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki – nuk ka as logjikë kushtetuese, as institucionale që kryeministri e ministrat të japin dorëheqje.