Certifikohen snajperët e rinj të FSK-së

Certifikohen snajperët e rinj të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot janë certifikuar snajperët e rinj të FSK-së.



Mehaj ka njoftuar se snajperët e rinj janë komando të specializuar dhe zbulues e vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik.

“Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar kursi bazë për snajperë me pjesmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kursantët, gjatë këtyre pesë javëve, u trajnuan në përdorimin e snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles