Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka deklaruar se në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO)”, thuhet në njoftimin e tyre.
Policia e Kosovës ka thënë se kjo ceremoni është realizuar pas një trajnimi profesional.
“Kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues”, kanë shkruar ata.
“Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti dhe znj. Kimberly Riffe nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lartë arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së”, kanë njoftuar Policia e Kosovës përmes këtij postimi. /Gazeta Enigma/