Çështja e emigrantëve tensionon raportet Francë – Itali

Çështja e emigrantëve tensionon raportet Francë – Itali

Franca ka pezulluar një marrëveshje për të pranuar 3,500 refugjatë, që aktualisht gjinden në Itali, pasi Roma refuzoi të linte një anije shpëtimi emigrantësh që të zbarkonte në brigjet e saj.

Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar pasi qeveria e re e Italisë, ndaloi anijen “Ocean Viking” të ankorohej me 230 emigrantë.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, denoncoi “sjelljen e papranueshme” të Italisë, raporton BBC.

Ai tha se anija do të lejohej të ankorohej të premten në portin e Toulon.

Italia nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit, por organizata bamirëse që drejton varkën, SOS Mediterranee, tha se ishte e lehtësuar nga vendimi francez dhe e zemëruar që për tre javë ata që ishin në bord ishin zhgënjyer nga “dështimi dramatik i Evropës”.

Darmanin, paralajmëroi pasoja jashtëzakonisht të rënda për marrëdhëniet me Italinë. Ai tha gjithashtu se Franca, do të marrë masa për të forcuar kontrollet në kufirin me Italinë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë, erdhi në pushtet muajin e kaluar me Giorgia Meloni në krye, e cila para se të bëhej kryeministre, u zotua të bllokonte anijet e emigrantëve që përpiqeshin të largoheshin nga Afrika e Veriut për në Itali.

Related Articles