Çështja e Presidentit, flet Hoxha: Vazhdimësi e bllokadës

Çështja e Presidentit, flet Hoxha: Vazhdimësi e bllokadës

Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë aktuale për zvarritjen e proceseve politike, posaçërisht çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deklaroi se dinamika dhe qasja politike kanë qenë pothuajse të njëjta si në vitin 2025,

“Mendoj që edhe zhagitja e krejt procesit të 2025-ës për me ardh në zgjedhje në fund të vitit që sot me u arsyetu qeveria aktuale që nuk i ka pasë 6 muaj ditë kohë për me nis procesin për Presidentin dhe me shpërndarë Kuvendin është shumë mirë e menduar. Vazhdimësi e bllokadës, unë kështu e lexoj”.

Hoxha mes tjerash deklaroi se  Lëvizja Vetëvendosje ka përvojë të gjatë në Kuvend, edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë, dhe sipas saj e njeh mirë procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk janë sot në Kuvend, ata kanë qenë në Kuvend në kohë të gjatë në opozitë, e dinë saktësisht se si zgjidhet një president, konsensusi politik është shumë i rëndësishëm”, tha ajo

Related Articles