Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se në emër të komunitetit egjiptian shpreh gatishmërinë për të ofruar një kandidat konsensual për president të Kosovës.
Ai tha se situata aktuale politike nuk po krijon hapësirë për zgjidhje konkrete dhe se mungon vullneti politik për tejkalimin e saj.
“Si parti politike dhe si grup parlamentar, nuk po ndihemi komod në një situatë që nuk ka vullnet politik për të dalë nga kjo situatë dhe në pamundësi për të ndërmarrë veprime konkrete. Si ka mundësi në një vend kaq të vogël nuk arrijmë të bëjmë një zgjidhje elementare. Nga këtu bëj thirrje, mund të mendoni se po e them me ironi, edhe ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm të ofrojmë një kandidat konsensual, nga një akademik e te poshtë”, ka deklaruar Berisha
