Luiz Ejlli ishte shumë i qartë kur foli në Post-Big Brother të disa ditëve më parë për “ata”, njerëzit të cilët para se të hynte në reality show i kishin kthyer shpinën dhe gjatë muajve të “famës” së tij, e kishin shfrytëzuar imazhin e këngëtarit dhe lidhjet që mund të kishin pasur, për të përfituar ndjekësa apo edhe vëmendje.
Megjithatë shkodrani nuk përfshiu këtu miqtë e tij, Marion dhe Jonin, ose të paktën këtë të fundit, i cili jo vetëm e vizitoi në kohën kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe ishte dëshmitar në dasmën e tij.
Megjithatë lëvizja e fundit e Luizit në Instagram, tregon që dicka mes tyre mund të ketë ndodhu, teksa as Mario dhe as Joni nuk janë më pjesë e listës së personave që Ejlli ndjek në këtë rrjet social.
Zakonisht, kur ndodhin të tilla “heqje” nga Instagram-i, do të thotë vetëm një gjë, marrëdhënia mes tyre është prishur, sepse nëse do të bëhej fjalë për ndonjë strategji imazhi, Luizi do t’i kishte hequr të gjithë ata që ndjek (ndoshta përvec Kiarës).
Pra, ka një krisje miqësie mes Luizit dhe shokëve të tij? E nëse po, cfarë ka ndodhur, vetëm pak ditë pas dasmës dhe pasi këngëtari deklaroi se vetëm ata ishin miqtë e tij të vërtetë. Dhe në fund, të paktën shyqyr nuk paska hequr Jonida Maliqin.