Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, ne duhet të përqendrohemi tek sfidat që lidhen me motin e nxehtë. Fokusi jonë kryesor është se si të qëndrojmë në ambiente të freskëta, çfarë duhet të veshim dhe si të qëndrojmë të hidratuar, por diçka që shpesh anashkalohet është siguria në rrugë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve dhe në veçanti, mirëmbajtjen e gomave.
Edhe pse shpesh anashkalohen, gomat janë ndoshta përbërësi më i rëndësishëm në automjetin tuaj dhe duhet pranuar, që gomat e duhura dhe mirëmbajtja e tyre janë të rëndësishme në çdo kohë të vitit, por kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë muajve të verës, pasi rrugët e nxehta mund të kenë efekt të ndjeshëm tek ato.
Çdo problem i gomave, mund të kenë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin. Edhe makina më e fuqishme nuk do të funksionojë siç duhet nëse nuk është e pajisur me gomat e duhura.
Eshtë e rëndësishme të siguroheni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet. Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, atëherë goma e prek gjithnjë e më pak tokën. Si pasojë, makina juaj do të ecë me vështirësi, dhe ju do të rrezikoni mundësinë e një shpërthimi të tyre.
Rrini në limitin e shpejtësisë dhe mos mbingarkoni makinën tuaj
Shpejtësia të ulëta shkaktojnë më pak presion mbi gomat dhe për rrjedhojë ulin dëmin, ndërsa shpejtësia për periudha të gjata në rrugët e nxehta do të rrisë temperaturën dhe fërkimin. Duke ecur ngadalë do të keni fërkim më të pakët, dhe fërkimi më i vogël do të thotë më pak nxehtësi. Më pak nxehtësi do të thotë më pak mundësi për një shpërthim gjatë kohës që jeni duke ecur me shpejtësi të lartë.
Mos e mbingarkoni automjetin tuaj. Pesha e tepërt e vë presionin shtesë mbi gomat dhe krijon më shumë fërkime, duke i bërë ato të zgjerohen. Kjo funksionon kur temperaturat e rrugëve janë të larta. Është gjithashtu e nevojshme të mbani mend se mbingarkimi i makinës suaj rrezikon sigurinë tuaj.