Prishtina publikon pamje nga stërvitjet, janë gati për ndeshjen e madhe

Prishtina publikon pamje nga stërvitjet, janë gati për ndeshjen e madhe

FC Prishtina do të luajë ndeshjen e saj të radhës në kuadër të Ligës së Konferencave.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka udhëtuar për në Norvegji, që të përballet me kampionin e këtij kampionati, Bodo/Glimt.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të “Bardh e kaltërve”.

Prishtina përmes llogarisë së saj zyrtare ka bërë publikimin e një fotoje, ku shihen lojtarët duke u stërvitur.

“Pamje nga seanca zyrtare stërvitore e FC Prishtina”, ka shkruar klubi. 

Related Articles