Studiues holandez Frank Hoogerbeets parashikoi me përpikmëri tërmetin shkatërrues që goditi sot Turqinë. Përmes një postimi në Twitter tre ditë më parë, ai tha se pritet që herë a vonë pikërisht në zonë që ra tërmeti, të kishte një lëkundje të fortë.
“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban)”, shkroi ai.
Krahas tensionit të madh sizmik që ishte akumuluar në atë zonë, ai parashikoi një tërmet të fuqishëm më datë 6 shkurt në botë edhe për shkak të mënyrës së si ishin pozicionuar planetet, raporton Albeu.
Toka ishte pjesë e një trekendëshi mes diellit, venusit dhe jupiterit sipas tij duke bërë që të shkaktonte tërmete deri në 6 të shkallës Rihter, në fakt tërmetet që janë ishin shuumë më të fuqishëm.