Me 24 prill, viti 1916 në Dublin, Vëllazëria Republikane Irlandeze një organizatë sekrete e përbërë nga nacionalistët irlandez të udhëhequr nga Patrick Pears zhvilluan kryengritjen e armatosur ndaj regjimit britanik.
Pearse dhe republikanët e tjerë zhvilluan trazira si dhe sulmuan zyrat e administratës britanike në tërë territorin e Dublinit si dhe morën në kontroll kryeqytetin.
Si rezultat i këtij suksesi kryengritësit shpallën Pavarësinë e Irlandës nga Britania e Madhe.
Mirëpo autoritet britanike u kundërpërgjigjen me sulm dhe me 29 prill kryengritja u shtyp.
Pavarësisht se kryengritja u shtyp konsiderohet se kryengritje ka trasuar rrugën e Pavarësisë së Irlandës.
Lideri i kryengritësve Pearse dhe 14 nacionalist u ekzekutuan për rolin e tyre mirëpo ata nga populli irlandez u konsideruan si martir.
Mirëpo rezistenca e irlandezëve vazhdoi dhe me 1921 shumica e qyteteve fituan pavarësinë dhe kështu lindi Shteti i Lirë Irlandës.
Me 1949 Irlanda shndërrohet në Republikë