Do të bëni më shumë dëm sesa dobi
Ekspertët theksojnë se rrogozat në banjë apo ato që i mbajmë para derës së hyrjes në rrobalarëse nuk i lajmë.
Thithin shumë ujë dhe rëndohen shumë, aq sa makina nuk e duron dot, sepse nuk është bërë për gjëra të tilla që kanë peshë aq të rëndë.
Gjithashtu, centrifuga bëhet më e vështirë, kështu që pajisja nuk mund të bëjë rrotullime të duhura, kështu që vetë rrobalarësja shkatërrohet – shpjegon tekniku ekspert për riparime të pajisjeve elektrike, transmeton MSN, përcjell Gazeta Enigma.
Përveç kësaj, shton ai, rrogozat shpesh kanë një bazë gome për t’i mbajtur në dysheme, dhe ajo prishet gjatë larjes dhe bllokon pompën e kullimit.
Këshillohet që këto sende të lahen me dorë.