Kryeministri Albin Kurti, duket se i ka shpjeguar diçka kancelarit gjerman, Olaf Scholz, pak para se të nderohej nga garda shtetërore. Kurti është parë duke i shpjeguar me dorë, nga ana e Teatrit dhe objektit të Qeverisë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në objektin e Qeverisë, aty ku ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kurti.
Atij i është organizuar një pritje shtetërore, teksa të pranishëm në këtë ceremoni solemne ishin edhe shumë ministra të Qeverisë Kurti.
Para se të parakalonin në tepihun e kuq, Kurti po i shpjegonte diçka kancelarit Scholz, por që vetëm ai e din se çfarë.
Pas takimit me Kurtin, do të ketë edhe konferencë për media.