Prej muajsh janë përfolur zëra për një krizë në martesën e çiftit Obama, të nxitura nga mungesa e Michelle në disa paraqitje publike të rëndësishme.
Por ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka zgjedhur që këtyre spekulimeve t’u japë fund në mënyrën më të butë – përmes një dedikimi publik plot dashuri.
Në një postim në platformën X, Obama ka ndarë një fotografi të Michelle me vajzat e tyre, Malian dhe Sashan, duke e shoqëruar me një mesazh të përzemërt me rastin e Ditës së Nënës.
“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, ka shkruar ai.
“Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, përfundon postimi.