Shtatë vrasje kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar – prill të 2022-tës.
Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra e Informimit të policisë.
Në muajin janar kanë ndodhur tre vrasje, në shkurt e mars, një rast derisa në muajin prill kanë ndodhur dy vrasje.
Bazuar në statistikat e dërguara shihet një aktivitet i shtuar i policisë drejt parandalimit të rasteve të tilla.
Për pesë vjet janë konfiskuar 6 mijë e 538 armë ilegale të llojeve të ndryshme gjatë operacioneve policore.
Vetëm gjatë 2021-ës, janë konfiskuar 1 mijë e 280 armë të cilët qytetarët i kanë mbajtur pa leje në duart e tyre.
Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe një numër të madh të municionit.
Gjatë vitit të kaluar organet e rendit kanë konfiskuar mbi 42 mijë copë municion të kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq në total nga viti 2017-të e deri në vitin 2021 i kanë konfiskuar 153 mijë e 335 copë të kalibrave të ndryshëm të municionit.