Ditën e djeshme lajmi që një prej bizneseve të Noizyt u dogj nga një zjarr i madh u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat, më saktësisht një prej lokaleve të reperit, i regjistruar në emër të babait, teksa edhe Policia reagoi për incidentin, ndërsa vetë Noizy jo.
Ndërkohë sot janë raportuar edhe disa lajme të tjera, teksa bëhet me dije nga burime të “Indeksionline” se edhe dy biznese të tjera të reperit janë përfshirë nga flakët. Jo vetëm kaq por thuhet se edhe automjeti i nënës së tij është djegur, teksa “sulmet” ndaj tij duket se kanë prekur edhe familjen.
Megjithatë për raportimet e fundut nuk ka pamje filmike dhe as reagime nga Policia apo vetë reperi, i cili është i vetmi që mund ta sqarojë situatën dhe të tregojë të vërtetën.
Kujtojmë se konflikti i fundit publik i Noizyt ka qenë me Cllevio Serbianon, me të cilin edhe u përplas fizikisht e më pas e denoncoi në Polici, ndërsa nuk dihet nëse reperi është në “shenjestër”.