Gazetari Baton Haxhiu e dha një deklaratë të papritur sonte në Pressing në T7, teksa në studio komentohej takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.
Ai tha se takimin në fjalë e arsyeton vetëm nëse bindet që dyshja u morën vesh ta sjellin Gjykatën Speciale në Kosovë.
Vetëm për një arsye e arsyetoj takimin, nëse bindem që ata do ta bijnë Hagën në Kosovë, kurgjë tjetër”, tha Haxhiu në Pressing.
Nuk dihet asgjë nëse në takimin Kurti-Krasniqi është biseduar edhe kjo temë, të paktën asnjëri nga ta nuk e kanë përmendur në deklaratat e tyre dhënë para gazetarëve.