Çfarë pritet të ndodhë sonte në finalen e Big Brother VIP Albania?

Çfarë pritet të ndodhë sonte në finalen e Big Brother VIP Albania?

Pas katër muajsh plot emocione, dinamika dhe ngjarje që kanë mbajtur publikun para ekranit, mbyllet sot sezoni i katërt i “Big Brother Vip”, një edicion që ka thyer të gjitha rekordet.

Sot, në orën 21:15, spektakli më i ndjekur në Shqipëri do të kurorëzojë një prej finalistëve – Eglin, Rozanën, Laertin dhe Gjestin – si fituesin e këtij sezoni.

Finalja e sotme do të sjellë shumë surpriza. Përveç studios kryesore, ku ka zhvilluar të gjithë spektaklin që prej 21 dhjetorit 2024, do të ketë edhe një studio paralele, ku do të performojnë artistë të njohur dhe të ftuar specialë.

Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të sjellin këngët e tyre më të reja, duke e shndërruar finalen në një koncert të jashtëzakonshëm. Po ashtu, “Vëllai i Madh” ka përgatitur surpriza të mëdha për finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithë shikuesve.

Finalen mund ta ndiqni drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel, si dhe në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, por edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

Për ata që nuk kanë mundësi të ndjekin spektaklin në DigitAlb, mund ta ndjekin në Top Albania Radio. Prej orës 19:00, do të transmetohen intervista ekskluzive nga “Tapeti i Kuq”, dhe më pas deri në shpalljen e fituesit, do të mund të ndiqni gjithçka që ndodh në spektakël.

Related Articles