Në Washington është nënshkruar marrëveshja 236 milionëshe mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e quajti si ditë historike për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në, sinjalizon partneritetin për qëllime të përbashkëta. Është një ditë historike në përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme energjetike të besueshme, të pastër dhe të sigurt”, deklaroi Kurti.
Më poshtë e gjeni fjalën e tij të plotë pas nënshkrimit të marrëveshjes: