Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar të dielën se gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, në 24 orët e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MSH-së, nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës.
Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 12.651. / Gazeta Enigma.
Gjashtë persona vdesin nga COVID-19 në 24 orët e fundit
