Trajneri i Kosovës ka vazhduar të jap arsyetime pas humbjes së Kosovës kundër Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri“.
“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni”.
Ai ka vazhduar të konstatoj lojën e mirë të skuadrës, derisa ka lavdëruar edhe Gjeorgjinë, për të cilën tha se ka ekip të mirë.
“Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur ta fitojmë më shumë pikë”, ka thënë ai.
Ai është përgjigjur edhe në lidhje me të ardhmen e tij me Kombëtaren e Kosovës, të cilën e komentoi si tentativ të tij për të dhënë më të mirëren e mundshme.
“Nuk jemi në pozicion, jam trajner, nuk është vendimi i im, unë jam mirë me këtë skuadër. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit”.